“Mbledhja e Kryeengjëjve”, një ndër ikonat më të bukura në Muzeun e Artit Mesjetar

TIRANË, 4 janar/ATSH/ Ikona “Mbledhja e Kryeengjëjve” është një ndër ikonat më të bukura të ekspozuara në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar.
Ikona është pikturuar në fillimet e shekullit XVII dhe u pikturua për kishën e fshatit Sinicë, në Korçë.
Ikona paraqet triumfin e Kryeengjëjve kundër forcave të djallit dhe lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me ikonografinë perandorake. Ushtria e kryeengjëjve paraqitet duke mbajtur ushta në njërën dorë, ku në vijë të parë paraqiten tre prej tyre duke mbajtur medaljonin me Krishtin Emanuel.
Portretet e kryeengjëjve sjellin modelet e fytyrave të shëndetshme, të bukura, hyjnore me faqe dhe buzë të kuqe si dhe aftësinë e madhe artistike të piktorit në artin ikonografik. /k.s//a.a/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.