KUVAJT – Arabia Saudite rihap kufijtë me Katarin

KUVAJT, 4 janar /ATSH-AFP/ – Arabia Saudite do të rihapë hapësirën ajrore dhe kufijtë tokësorë e detarë me Katarin pas më shumë se tre vjet ndërprerje të lidhjeve midis dy vendeve të Gjirit, njoftoi sot ministri i Jashtëm i Kuvajtit.

“Duke u bazuar në një propozim nga Emiri i Kuvajtit, Shejh Naëaf al-Ahmad Al-Sabah, u ra dakord për të hapur hapësirën ajrore, si edhe kufijtë tokësorë dhe detarë midis Arabisë Saudite dhe Katarit, nga sonte”, tha Sheik Ahmed Nasser Al-Sabah në një deklaratë televizive.

Në qershor 2017, mbretëria saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Katarin, duke e akuzuar atë për mbështetjen e islamikëve, për bashkëpunim me Iranin dhe krijimin e trazirave në rajon./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.