COVID-19 – OBSH miraton vaksinën “Pfizer-BioNTech”

ROMË, 2 janar /ATSH-ANSA/ – OBSH ka miratuar vaksinën Pfizer-BioNTech, një vendim që përfaqëson një ndihmë për vendet në zhvillim pa organet e tyre rregullatore shëndetësore.

“Në këtë mënyrë vendet në zhvillim do të jenë në gjendje të përshpejtojnë procesin e tyre për miratimin e vaksinave dhe të nisin programet e lidhura me imunizimin”. tha OBSH, sipas CNN.

Vaksina “Pfizer-BioNTech” u miratua nga Britania e Madhe më 8 dhjetor dhe më pas nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Bashkimi Europian./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.