Moti i keq, bashkia Lezhë apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Bashkia e Lezhës i bëri apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm, për shkak të motit të keq që do të përfshijë këtë qytet.
“Këto ditë priten reshje të shumta shiu të cilat mund të vështirësojnë aktivitetet tuaja të përditshme, qarkullimin me makina, tokat e mbjella, rrugët e lagjeve, kjo edhe për shkak të punimeve që po kryhen, gjithashtu mund të rrezikojnë ndonjë familje me shtëpi në zona me risk të lartë”, – thekson bashkia.
Sipas bashkisë, i gjithë stafi i cili është përgjegjës për çështjet e emergjencave civile është në gatishmëri të plotë të përballuar situatën.
“Janë siguruar të gjitha mjetet e nevojshme për t’u ardhur në ndihmë sa më shpejt për çdo rast vështirësie që mund të ndodhë”, – bën të ditur bashkia.
/k.s//a.a/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.