Vdes legjenda e modës Pierre Cardin

PARIS, 29 dhjetor /ATSH-AFP/ – Stilisti i njohur Pierre Cardin vdiq në moshën 98-vjeçare, njoftoi sot familja e tij.

Pierre Cardin është një stilist francez i natyralizuar, i lindur në Itali.

Ai ishte i njohur për stilin e tij avangardë dhe modelet e tij të së ashtuquajturës Epoka Hapësinore.

Ai preferonte forma dhe motive gjeometrike, shpesh duke injoruar formën femërore.

Ai përparoi në modën unisex, ndonjëherë eksperimentale dhe jo gjithmonë praktike./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.