“Lindja e Krishtit”, ikona e pikturuar nga Kostandin Shpataraku për të zbukuruar kishën e Shën të Premtes

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ Ikona “ Lindja e Krishtit” është pikturuar prej Konstandin Shpatarakut për të zbukuruar kishën e Shën të Premtes në Lushnjë.
Muzeu i Artit Mesjetar bën të ditur se ikona e cila ka dimensione të vogla dhe është realizuar bukur artistikisht, qëndronte në regjistrin e sipërm të ikonave në ikonostasin e kësaj kishe.
Në ikonë të bie në sy paraqitja e Josefit, i cili si zakonisht qëndron mënjanë duke nënkuptuar se ai nuk është babai i foshnjës së sapolindur. Figura e Josefit trgon qartë gjëndien e trazuar të shpirtit të tij.
Apokrifat përmendin se djalli e tundon Josefin duke i thënë se të lindurit e një virgjëreshe nuk është e mundur dhe është në kundështim me ligjet e natyrës njerëzore.
Nëpërmjet Josefit ikona jep jo vetëm dramën e tij personale, por dhe dramën e gjithë njerëzimit, vështirësinë për të pranuar atë që është tej “ arsyes dhe fjalëve “, Mishërimin e Perëndisë./k.s/j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.