COVID-19 – Japonia mbyll kufijtë për të huajt

TOKIO, 26 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Japonia nuk do të lejojë hyrjen e të huajve në territorin e saj duke filluar nga e hëna, për të kundërshtuar përhapjen e COVID-19.

“Dispozita do të jetë në fuqi deri në fund të janarit”, njoftoi qeveria në një deklaratë, sipas agjencisë së lajmeve Nikkei.

Sipas qeverisë, qytetarët japonezë dhe të huajt që jetojnë në Japoni do të lejohen të kthehen në vend./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.