Lehtësohen transaksionet e energjisë elektrike për tregtarët në kufirin Shqipëri-Greqi

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/ Operatori i Sistemit të Transmetimit, (OST) informon se është arritur të sigurohet një rritje e kapaciteteve të transmetimit të energjisë në kufirin Shqipëri-Greqi, në vlerën 300-400 MW deri më datë 31 dhjetor 2020, ndërmjet dy operatorëve të transmetimit OST sh.a. dhe IPTO S.A.

Sipas OST-së, këto kapacitete do të lehtësojnë transaksionet e energjisë elektrike për tregtarët në kufirin Shqipëri-Greqi.

“Në vijim të fillimit të punës së Bllokut të Kontrollit Shqipëri-Kosovë dhe vënies në operim të linjës 400kV Koman-KosovaB, në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Greqi dhe Ministrinë e Energjetikës është arritur të sigurohet një rritje e kapaciteteve të transmetimit në kufirin Shqipëri-Greqi, në vlerën 300-400MW deri më datë 31 dhjetor 2020, ndërmjet dy operatorëve të transmetimit OST sh.a. dhe IPTO S.A. Këto kapacitete do të lehtësojnë transaksionet e energjisë elektrike për tregtarët në kufirin Shqipëri-Greqi”, bën të ditur OST./a.gjonaj//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.