UASHINGTON, 19 dhjetor /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi se kishte shumë gjasa që Rusia të qëndronte pas një sulmi kibernetik që goditi Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe objektiva në vende të tjera.
“Ishte një ndërmarrje shumë e guximshme dhe besoj se tani mund të themi mjaft qartë se ishin rusët ata që u morën me këtë gjë”, tha Pompeo në emisionin ”Mark Levin Show”, të komentatorit politik Mark Levin.
Departamenti për Energjinë i Administratës Kombëtare të Sigurisë Bërthamore, që ruan depot e armëve bërthamore të SHBA, ka prova se hakerat kanë thyer rrjetet e tyre në një shkallë më të gjerë operacion spiunazhi, që ka goditur të paktën një duzine të agjencive federale.
Aktiviteti i dyshimtë u identifikua edhe në laboratorët e Los Alamos dhe ”Sandia Nationals” në Nju Meksiko dhe Uashington.
Hetuesit ende nuk kanë konstatuar nëse ”piratët” shkencëtarët kanë arritur të futen ose të marrin të dhëna./ a.jor.