Rusia i kthen Bosnjes ikonën problematike dhuruar Lavrovit

MOSKË, 19 dhjetor /ATSH-AFP/ – Rusia njoftoi sot se do të kthente në Bosnje një ikonë antike dhuruar ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pas një ankese nga Ukraina, në mënyrë që origjina e saj të mund të vendoset me ndihmën e Interpol.

Presidenti serb i Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, që mban këtë post kryesor, i dhuroi një ikonë ortodokse ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov gjatë vizitës së tij të hënën, sipas mediave lokale.

”Ambasada ukrainase dërgoi një shënim duke kërkuar një shpjegim urgjent në lidhje me posedimin e trashëgimisë së tyre kulturore që (…) u dha si një dhuratë”, sipas ministrisë boshnjake të Punëve të Jashtme.

Ikona 300-vjeçare, që udhëheqësi serb i Bosnjës, Millorad Dodik ia dhuroi Lavrovit, gjatë kësaj jave, kur ai vizitoi Bosnjën, mund të jetë kontrabanduar në mënyrë të paligjshme nga Ukraina Lindore e shkatërruar nga lufta.

Mendohet se ikona e artë 300-vjeçare, vjen nga Luganski, një rajon në lindje të Ukrainës, nën kontrollin e separatistëve pro rusë.

Sot, në zëdhënës i Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme njoftoi se ikona e Shën Nikollës, e cila iu dha ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov në Bosnje-Hercegovinë, do t’i kthehet Bosnjës për të sqaruar prejardhjen e saj me ndihmën e Interpol./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.