COVID-19 – Mbi 1,6 milionë viktima, kryeson SHBA

UASHINGTON, 19 dhjetor /ATSH-AFP/ – Pandemia ka vrarë më shumë se 1 662 700 njerëz në të gjithë botën, sipas një raporti nga AFP nga burime zyrtare.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten vendi më i prekur për sa i përket numrit të vdekjeve (313 035) dhe numrit të rasteve të regjistruara (17 416 108), pasuar nga Brazili (185 650 të vdekur), India (144 789), Meksika (116 487) dhe Italia (67 220).

Ndërkohë, një variant i ri i koronavirusit është zbuluar në Afrikën e Jugut, i cili mund të shpjegojë shpejtësinë e transmetimit të kësaj vale të dytë, që prek edhe pacientët më të rinj, njoftoi Ministria afrikano-jugore e Shëndetësisë.

”Ky variant i virusit, i quajtur ndryshe ‘501.V2’ është identifikuar nga studiuesit e Afrikës së Jugut dhe raportuar tek Organizata Botërore e Shëndetësisë”, tha ministri Zwelini Mkhize./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.