Rindërtimi/ 13 pallatet e reja me 524 apartamente në Kurbin po marrin formë dita-ditës

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Puna për ndërtimin e 13 pallateve të reja në Kurbin me 524 apartamente, 37 njësi shërbimi dhe 1 qendër tregtare po ecën me ritme të shpejta.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj publikoi sot foto nga kantieri i ndërtimit të pallateve

“Themelet e pallateve të reja po marrin formë dita-ditës në Kurbin. 13 pallate, 524 apartamente, 37 njësi shërbimi dhe 1 qendër tregtare do të ndërtohen brenda gjysmës së parë të vitit të ardhshëm, krahas infrastrukturës moderne dhe aksesit në shërbime për bankrët e lagjes së re”, deklaroi ministri.

Zona e re për zhvillim në Kurbin parashikon 13 pallate, 524 apartamente, 375 vendparkime, 1 qendër tregtare, 37 njësi shërbimi.

Përveç dy zonave për zhvillim në Kurbin do të ndërtohen nga programi i rindërtimit edhe 565 banesa individuale si dhe do të rindërtohen 10 institucione arsimore. Gjithashtu do të rindërtohet edhe spitali i qytetit dhe institucioni i bashkisë. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.