Qeveria gjermane forcon kontrollin mbi sistemet IT dhe 5G

BERLIN, 17 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Qeveria gjermane miratoi në këshillin e ministrave një projektligj që forcon masat e sigurisë mbi sistemet informatike që mund të kenë pasoja në zbatimin e 5G në Gjermani dhe mbi pjesëmarrjen e mundshme të kompanisë kineze Huawei.

“Qëllimi është të forcojmë sigurinë veçanërisht të infrastrukturave kryesore”, tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert në një konferencë shtypi.

“Siguria kibernetike dhe në veçanti siguria e sistemeve të informacionit kanë një rëndësi të madhe për shtetin, për ekonominë dhe për qytetarët” shtoi Seibert.

“Kjo është arsyeja pse ligji parashikon rregulla për mbrojtjen e administratës federale, të infrastrukturave të kritikëve dhe të kompanive veçanërisht me interes publik dhe të konsumatorëve”, nënvizoi zëdhënësi.

Teksti, i cili ende nuk ështëmiratuar ende në Parlament, parashikon që në të ardhmen prodhuesit e përbërësve kritikë të infrastrukturës, të tilla si rrjeti 5G super i shpejtë, do të duhet të nënshkruajë një deklaratë të besueshmërinë.

Deklarata thotë se ”përbërësit strategjikë nuk mund të keqpërdoren, që përfshin shpalljen për shembull sabotim, spiunazh ose terrorizëm”./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.