COVID-19 – “The New York Times”: Vaksina “Pfizer” shkakton një rast reaksioni të rëndë alergjik

UASHINGTON, 16 dhjetor /ATSH-AFP/ – Një punonjës i kujdesit shëndetësor, banor i Alaskës, përjetoi një reaksion të rëndë alergjik pas injektimit të vaksinës “Pfizer-BioNTech” antiCOVID-19, aq sa u shtrua në spital, njoftoi sot “The New York Times”.

“Ky punonjës shëndetësor, identiteti i të cilit nuk u specifikua, nuk kishte histori të njohura alergjike dhe mëngjesin e së mërkurës gdhiu në gjendje të qëndrueshme “, shtoi e përditshmja.

Nga ana e saj, kompania “Pfizer” siguroi se do të punojë në bashkëpunim me autoritetet lokale shëndetësore për këtë rast.

Autoritetet shëndetësore britanike më 9 dhjetor këshilluan kundër administrimit të vaksinës “Pfizer-BioNTech” për personat me reaksione akute alergjike në të kaluarën, pas dy rasteve të përgjigjes së dobët ndaj injeksioneve të para./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.