UASHINGTON, 14 dhjetor /ATSH-AA/ – Megjithëse Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në zonën e G20-ës u kthye përsëri me 8,1% në tremujorin e tretë të vitit 2020, ai ende qëndroi nën nivelin e lartë para pandemisë, theksoi organi ekonomik global.
Megjithatë, PBB-ja në zonën e G20-ës mbeti dukshëm nën nivelet e të njëjtit tremujor të një viti më parë (-2,0%), ku vetëm Turqia dhe Kina shënuan rritje pozitive me 5,4%, përkatësisht 4,9%, ndërsa Britania shënoi rënien më të madhe me 9,6%, sipas raportit të fundit i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OBEZH), organizata ekonomike ndërqeveritare me 37 vende anëtare.
“Një imazh i ngjashëm shfaqet kur krahason aktivitetin ekonomik në tremujorin e tretë me nivelet parapandemike, siç përafrohet me normën kumulative të rritjes për tre tremujorët e parë të vitit 2020”, potencoi OECD.
India ishte vendi që regjistroi rritjen më të fuqishme me 21,9%, pas një rënieje prej 25,2% në tremujorin e dytë, rënia më e fortë e regjistruar ndonjëherë.
PBB-ja gjithashtu regjistroi kthim në tremujorin e tretë, pas një rënieje në tremujorin e dytë, në Francë me 18,7% pas një tkurrjeje prej 13,8%.
Kjo pasohet nga Italia dhe Turqia me ekonomitë e vendeve që shënuan 15,9% dhe 15,6 % rritje, pasi regjistruan rënie prej 13% dhe 10,8%.
Shifra u rrit gjithashtu në ekonomitë e tjera të mëdha si Kanadaja, Gjermania, Brazili dhe SHBA-ja me 8,9%, 8,5%, 7,7% dhe 7,4 %./ /ec/