“Krishti në fron si kryeprift”, ikona e pikturuar nga Johan Cetiri, vepër shumë e veçantë

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ Ikona ‘ Krishti në fron si kryeprift” është pikturuar nga Johan Cetiri nga Grabova për kishën e Shën Gjergjit në Fier, ndërsa ruhet në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë.
Ikona është tempera mbi dru dhe përmban firmën e piktorit dhe datën 15 shkurt 1798. Ikona ka shërbyer si ikonë despotike në ikonostasin e kishës së Shën Gjergjit.
Zbukurimet e pasura dhe shumëlulëshe me simbolikën e tyre e bëjnë këtë ikonë një vepër shumë të veçantë. Nën këmbët e Krishtit mbin një hardhi, e cila shpërndahet në mënyrë simetrike në dy degë, të cilat formojnë vertikalisht gjashtë medalie rrethore në të cilat janë pikturuar portretet e apostujve.
Ikona përmban shumë tekste biblike si nga Dhiata e vjetër ashtu dhe nga Dhiata e re./k.s/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.