Shqipëria U-19 njeh kundërshtarët për kualifikueset e Europianit 2022

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Në Nion të Zvicrës është hedhur, shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian 2022 për ekipet kombëtare U-19.

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se, Shqipëria është pjesë e grupit të shtatë, ku do të përballet me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Këto ndeshje do të luhen gjatë periudhës gusht-nëntor 2021”, thekson FSHF.

Ndërsa finalet do të luhen në pranverën e vitit 2022, bën të ditur Federata Shqiptare e Futbollit.

Sllovakia, si vendi pritës, do të shkojë direkt në finalet e këtij turneu.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.