RUSI – Michoustine: Të alarmuar nga rritja galopante e çmimeve

MOSKË, 10 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kryeministri rus, Mikhaïl Michoustine paralajmëroi sot për një rritje të ndjeshme të çmimeve të disa produkteve bazë dhe ngarkoi qeverinë të marrë masa për t’i inkuadruar.

Sipas agjencisë së statistikave Rosstat, çmimet e detajuara të disa produkteve ushqimore janë rritur ndjeshëm mes janarit dhe nëntorit, si sheqeri me (70%) makaronat (+ 10%), vaji i lulediellit (+ 24%).

“Bëhet fjalë për një çështje shumë të ndjeshme për njerëzit. Në kontekstin e një rënieje të të ardhurave, kjo është thjesht e papranueshme”, deklaroi kryeministri duke iu drejtuar anëtarëve të qeverisë në deklaratat e tij televizive.

“Në emër të presidentit, ne duhet të marrim masa konkrete për të kontrolluar në mënyrë efektive çmimet”, theksoi ai duke treguar se e kishte disktutuar këtë temë me presidentin, Vladimir Putin të Mërkurën dhe se ai do të mbante një takim lidhur me këtë çështje.

Ai bëri gjithshtu një thirrje për prodhuesit, për drejtuesit e zinxhirëve të shpërndarjes dhe natyrisht, eksportuesit, mos përfitoni nga njerëzit.

“Në situatën aktuale të vështirë, kjo është e papranueshme. Është e nevojshme të merren masa vendimtare dhe për të rregulluar çmimet”, theksoi ai.

Ai theksoi se kishte nënshkruar një dekret që rrit të drejtat e eksportit për farat e lulediellit dhe kolzës duke nisur nga janari, në mënyrë që të reduktojë vëllimet e eksportit dhe të frenojë rritjen e çmimeve të këtyre produkteve.

Kryeministri përmendi, në origjinën e këtij inflacioni, rritjen e vëllimit të eksporteve të këtyre produkteve, dinamikën e çmimeve botërore të këtyre produkteve, një rritje të kursit të këmbimit, një ulje të prodhimit të disa produkteve bazë.

“Çmimet botërore të produkteve ushqimore bazë (drithërat, sheqeri, vaji, produktet e qumështit) arritën në nëntor nivelin e tyre më të lartë në gati gjashtë vjet”, theksoi Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë në fillim të dhjetorit (FAO)./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.