Çmimet Kombëtare të Letërsisë 2019, shpallen kandidatët

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Në kuadër të organizimit të ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2019 juria ka bërë publike emrat e kandidatëve të nominuar për këto çmime.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, tha sot se “ndarja e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2019 është afër. Prej muajsh juria po punon mbi krijimtarinë letrare të një viti dhe tashmë kemi pesë finalistë për çdo kategori: Roman, poezi, tregim, ese, letërsi e përkthyer dhe letërsi për fëmijë”.

Kandidaturat për Çmimet Kombëtare të Letërsisë, Roman

  • Luan Starova “Emigrimi i ngjalave”
  • Mira Meksi “Diktatori në kryq”
  • Ylljet Aliçka “Metamorfoza e një kryeqyteti”
  • Bashkim Shehu “Triptiku I magjistarëve”
  • Preç Zogaj “Anjeza nuk u zgjua”

Kandidaturat për Çmimet Kombëtare të Letërsisë, Poezi

  • Arian Leka “Hartë memece për të mbyturit”
  • Skënder Buçpapaj “Imgur”
  • Aleksandër Çipa “Deti nuk ka porta”
  • Denata Ndreca “Kohë e mohueme”
  • Alisa Velaj ”Shtjellë reje dhe shtjelle zjarri”

Kandidaturat për Çmimet Kombëtare të Letërsisë, Tregim

  • Agron Tufa “Kur këndonin gjelat e tretë”
  • Ana Kove “kambanat e së dielës”
  • Dhimitër Anagnosti “Ulliri, pema e dhimbjes”
  • Romeo Çollaku “Mikrobus dhe tregime të tjerë”
  • Majlinda Rama Nana “Arzoe”

Kandidaturat për Çmimet Kombëtare të Letërsisë, Esse

-Matteo Mandala, “Arbërishtja në rrjedhë të shekujve”

-Petrit Palusha “ Kukësi në 79 ditë, pranverë 1999”

– Ardian Vehbiu “Gjuha e thyer, gjuha që thyen”

-Tonin Çobani “Tri esse”

– Pirro Prifti “Kombi shqiptar, univers historik dhe fetar”

Kandidaturat për Çmimet Kombëtare të Letërsisë, Letërsi e përkthyer

  • Llambro Ruçi “Iliada”
  • Mira Meksi “100 vjet vetmi”
  • Romeo Çollaku, Alket Çani “Jorgos Seferis”
  • Korab Hoxha “Tetori në vagon”
  • Bujar Hudhri “Vegjetariania”

Kandidaturat për Çmimet Kombëtare të Letërsisë, Letërsi për fëmijë

  • Shkëlzen Zalli “Kartolina e Zileve”
  • Viktor Canosinaj “Elefantët shtamba”
  • Fatmira Gjestila “Edhe pëllumbat qajnë”
  • Alma Zenellari “Një libër për yjet”
  • Iliaz Bobaj “Bota është sa nëna ime”

/k.s//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.