Shqipëria drejt “Katar 2022”, Kombëtarja pret Anglinë në 28 mars

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/ Ditën e djeshme u zhvillua shorti për ndarjen në grupe të 55 skuadrave përfaqësuese, ku Shqipëria u vendos në grupin I së bashku me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.

Sot u diskutua ndërmjet federatave përkatëse për të përcaktuar kalendarin e ndeshjeve.

FSHF bëri të ditur sot se, Shqipëria do ta fillojë garën kualifikuese më 25 mars 2021 kundër Andorrës në transfertë dhe do ta përfundojë në 15 nëntor 2021 përsëri me Andorrën në shtëpi.

Grupi I:

Ndeshja e parë, 25 mars 2021: Andorrë-Shqipëri

Ndeshja e dytë, 28 mars 2021: Shqipëri-Angli

Ndeshja e tretë, 31 mars 2021: San Marino-Shqipëri

Ndeshja e katërt, 2 shtator 2021: Poloni-Shqipëri

Ndeshja e pestë, 5 shtator 2021: Shqipëri-Hungari

Ndeshja e gjashtë, 8 shtator 2021: Shqipëri-San Marino

Ndeshja e shtatë, 9 tetor 2021: Hungari-Shqipëri

Ndeshja e tetë, 12 tetor 2021: Shqipëri-Poloni

Ndeshja e nëntë, 12 nëntor 2021: Angli-Shqipëri

Ndeshja e dhjetë, 15 nëntor 2021: Shqipëri-Andorrë

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.