TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Shqipëria do të përballet me një grup ku bëjnë pjesë Anglia dhe Polonia për kualifikueset e Botërorit të futbollit, “Katar 2022”.
Në shortin e hedhur mbrëmjen e sotme në Zyrih Shqipëria është shortuar në grupin I.
Shqipëria është shortuar me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.
Ndërsa Kosova u shortua në Grupin B me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.
Sa i përket grupeve të tjera në Grupin A u shortuan: Portugalia, Serbia, Irlanda, Luksemburgu, Azerbajxhani.
Në Grupin C Italia do të përballet me Zvicrën, Irlandën e Veriut, Bullgarinë, Lituaninë.
Në Grupin D, Franca u shortua përballë, Ukrainës, Finlandës, Bosnje-Hercegovinës dhe Kazakistanit.
Në Grupin E, janë Belgjika, Uellsi Republika Çeke, Bjellorusia dhe Estonia.
Grupi F vë përballë Danimarkën, Austrinë, Skocinë, Izraelin, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.
Në Grupin G janë shortuar Hollanda, Turqia, Norvegjia, Mali i Zi, Letonia dhe Gjibraltari.
Në Grupin H janë shortuar Kroacia, Sllovakia, Rusia, Sllovenia, Qipro dhe Malta.
Në Grupin J janë vendosur në një short Gjermania, Rumania, Islanda, Maqedonia e Veriut, Armenia dhe Lihtenshtejni.
Botërori në Katar do të jetë i pari që do të luhet në dimër dhe do të zhvillohet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor të vitit 2022. /j.p/r.e/