Zhvillohet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF/Miratohet rregullorja e licencimit të klubeve në kompeticionet UEFA” për vitin 2020

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Është zhvilluar mbledhja online e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit nën drejtimin e Presidentit Armando Duka.

Në këtë mbledhje u miratua rregullorja e licencimit të klubeve në kompeticionet UEFA” për vitin 2020.

Gjithashtu, Komiteti Ekzekutiv ndryshoi formën e mbajtjes së Asamblesë së Jashtëzakonshme Statutore si pasojë e pandemisë Covid-19.

Punimet e Asamblesë do të zhvillohen online në platformën “Microsoft Teams” më datën 18 dhjetor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.