TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë prezantoi “Vullnetarët e vitit 2020 të MASR”, të cilët, vlerësoi ajo, kanë bërë punë të jashtëzakonshme përgjatë këtë viti shumë sfidues.
“Janë të rinj e të reja që angazhohen çdo ditë në qendrat rinore të MASR, duke ofruar modele frymëzimi për këdo në shoqërinë tonë sepse dinë shumë mirë të sakrifikojnë interesat e tyre personale në dobi të komunitetit ku jetojmë”, deklaroi ministrja.
Sipas saj, ata janë pasqyra më e mirë e shoqërisë sonë.
“Jam shumë e lumtur kur shikoj të rinj të tillë me shpirt të jashtëzakonshëm e ndjenjë të lartë vullnetarizmi. Ata janë pasqyra më e mirë e shoqërisë sonë. Mirënjohje për secilin për çdo kontribut të dhënë gjatë vitit 2020 dhe shumë faleminderit”, theksoi Kushi