Urgjenca Kombëtare në gatishmëri të plotë/ Manastirliu: Mbi 6 mijë misione COVID në banesë

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha sot se që prej fillimit të epidemisë janë kryer 6245 misione COVID në banesë nga Urgjenca Kombëtare Mjekësore.

Manastirliu u shpreh se Urgjenca Kombëtare është në vijën e parë të betejës me COVID-19 në shërbim të çdo qytetari.

Ministrja e Shëndetësisë bën apel për zbatimin e masave të distancimit fizik, higjenës, vendosjen e maskës dhe shmangien e lëvizjeve të panevojshme për frenimin e COVID19.

“Përpos përballimit të urgjencave mjekësore në territor, ekipet e Urgjencës Kombëtare janë në vijën e parë të betejës me COVID-19, duke shërbyer edhe në banesë për qytetarët e prekur nga koronavirusi i rrezikshëm. Të ndihmojmë ekipet mjekësore, duke u kujdesur për zbatimin e rregullave duke përdorur maskë, distancë higjienë dhe duke shmangur lëvizjet e panevojshme. Rri me familjen bashkë ia dalim”, – shprehet Manastirliu./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.