SHBA – BIDEN: Amerikanët kanë nevojë për një ndihmë ekonomike “tani”

WILMINGTON, 4 dhjetor /ATSH-AFP/ – Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden theksoi sot se amerikanët kishin nevojë për një ndihmë ekonomike “tani” duke i kërkuar Kongresit të votonte menjëherë një paketë të re masash në mbështetje të personave më të prekur dhe kompanive të vogla.

“Nëse nuk bëhet tani, e ardhmja do të jetë shumë e errët”, paralajmëroi presidenti i zgjedhur duke folur nga bastioni i tij i Wilmingtonit në Delaware pas publikimit të raportit për punësimin në nëntor.

Muajin e kaluar, krijimet e vendeve të punës kanë qenë dy herë më të ulëta se në tetor./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.