TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), nëpërmjet grupeve të inspektimit, ka vijuar punën në terren për garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët dhe monitorime si pjesë e taskforcës antiCovid.
Përgjatë javës që po mbyllet sipas ISHMT-së janë realizuar 227 kontrolle/monitorime për respektimin e masave dhe protokolleve në subjektet tregtare kundër përhapjes së pandemisë Covid-19.
“Çdo shkelje e evidentuar në terren nga grupet e kontrollit, është referuar për masë administrative pranë organeve kompetente”, bën të ditur ISHMT.
Gjatë javës janë kryer 6 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to, 9 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për parapaketimet, 3 inspektime per sigurine e produkteve elektrike, 3 inspektime për sigurinë e lodrave.
“Në fokus së punës tonë, vijon parandalimi i përhapjes së COVID-19, ndaj është shumë i rëndësishëm zbatimi i udhëzimeve të miratuara nga autoritetet shëndetësore”, deklaron ISHMT. /j.p/r.e/