Miratohet amendamenti i Vjosa Osmanit për prodhuesit vendorë

PRISHTINË, 4 dhjetor/ATSH/ Amendamenti i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani dhe deputetes, Mimoza Kusari-Lila për ndihmë të prodhuesve vendorë është miratuar në seancën e sotme për Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Edhe pse mori 40 vota pro, deputetët e koalicionit qeverisës nuk votuan pro tij. Ndërkaq, deputetja Kusari-Lila e arsyetoji atë.

“Buxheti i shtetit që kalon në shpenzim, përmes procedurës së tenderimit të ketë dispozitë të veçantë për përparësi në oferta të produkteve të prodhimeve vendore. Ky amendament parasheh rastin nëse çmimi i aplikuesit dhe prodhuesit vendor nuk është i lartë sesa ofertuesi i huaj, atëherë i jepet përparësi prodhuesit vendor”, tha ajo. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.