Kursi i këmbimit/ Leku forcon pozitat ndaj monedhave të huaja

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten leku fitoi terren ndaj valutave kryesore.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u zhverësua sot me 0.50 lekë duke u kuotuar në nivelin më të ulët që prej vitit 2014, në vlerën e 101.89 lekëve.

Edhe euro ka humbur lehtë terren. Monedha e përbashkët europiane këmbehet sot me 123.84 lekë, ose 0.04 lekë më pak.

Paundi britanik u këmbye sot me me 137 lekë, ose 0,34 lekë më pak, ndërsa franga zvicerane këmbehet me 114.37 lekë ose 0.20 lekë më pak, krahasuar me të enjten. /j.p/r.e/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.