FUTBOLL – Stadiumi i Napolit merr zyrtarisht emrin e Diego Armando Maradonës

ROMË, 4 dhjetor /ATSH-AFP/ – Stadiumi i Napolit mori zyrtarisht emrin “Diego Armando Maradona”, në kuadër të një rezolute të miratuar nga qyteti i Napolit, 10 ditë pas vdekjes së yllit argjentinas, i cili mbajti fanellën e Napolit nga vitet 1984 deri më 1991.

Kryebashkiaku i qytetit kishte propozuar të ndryshonte emrin e stadiumit San Paolo më 25 nëntor, vetëm disa orë pas njoftimit të vdekjes së Maradonës, i cili ishte bërë një idhulli i vërtetë i qytetit në Italinë e Jugut pas një kalimi të shënuar nga dy titujt e tij të vetëm kampion i Italisë.

“Rezoluta u nënshkrua nga i gjithë këshilli i qytetit”, theksoi bashkia e Napolit në një komunikatë.

Maradona është vlerësuar nga bashkia si “futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave i cili, me talentin dhe magjinë e tij të pamasë, nderoi fanellën e Napolit për shtatë vjet, duke i ofruar atij dy tituj kampion të Italisë dhe çmime të tjera prestigjioze, dhe duke marrë në këmbim nga mbarë qyteti një dashuri të përjetshme dhe të pakushtëzua./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.