TORINO, 4 dhjetor /ATSH-AA/ – Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo ka arritur një moment të ri në karrierën e tij këtë javë, duke arritur në kuotën e 750 golave për klubet dhe skuadrën kombëtare.
Sulmuesi i Juventusit, Ronaldo shënoi një gol kundër ekipit ukrainas Dynamo Kiev ndërsa klubi italian fitoi ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve me rezultatin 3:0 në Torino.
Goli ishte i 750-ti për 35-vjeçarin në karrierën e tij.
Kryesisht në pozitën e sulmuesit të krahut të majtë, Ronaldo, ish-ylli i Real Madridit, shënoi 450 gola për gjigantin spanjoll në periudhën 2009-2018.
Me paraqitjet e tij magjepsëse gjashtë-vjeçare në klubin anglez, Manchester United (2003-2009), Ronaldo shënoi 118 gola për “djajtë e kuq”.
Ndërkaq, si lojtar i Juventusit që nga viti 2018, Ronaldo ka shënuar 75 gola për klubin italian.
Përveç 648 golave të tij në klubet ku luajti, Ronaldo, kapiten i skuadrës kombëtare, ka shënuar 102 gola për Portugalinë./ /os/