Pasojat e pandemisë/ Rama: Do na duket një dimër i gjatë, por një e ardhme e ndritur na pret përpara

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “ky ka qenë një vit sprovues për OSBE-në, pasi pasojat e jashtëzakonshme e të pashembullta të pandemisë të COVID-it kanë prekur të gjitha fushat e jetës sonë”.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në takimin e 27-të të Këshillit Ministerial të OSBE-së në cilësinë e kryetarit të radhës të Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri të Europës, i shprehu ngushëllimet të gjithë atyre që kanë humbur të dashurit e tyre si rezultat i virusit.

“Falënderimet e mia të sinqerta shkojnë për ata punonjës të shëndetësisë së vijës së parë të cilët punojnë më këmbëngulje çdo ditë, çdo natë për të ruajtur të sigurt e për të mbajtur shërbimet tona thelbësore”, – tha Rama.

Ndërkohë, vijoi Rama, që ne përqendrohemi kryesisht në pasojat ekonomike dhe shëndetësore të COVID-it.

“Duhet gjithashtu të kuptojmë ndikimin negativ që ka patur në sigurinë tonë, sepse ka çuar në probleme në aktivitetet tona të drejtimit ushtarak dhe ka intensifikuar ndikimin humanitar të konflikteve, ka sjellë si rezultat një rritje domethënëse të krimit kibernetik dhe ka ofruar një terren pjellor për dezinformimin”, – theksoi Rama.

“Po kështu ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm njerëzor me masa emergjence, rritje të dhunës në familje, shfrytëzimin online gjithashtu edhe shembuj shqetësues të diskriminimit të tolerancës dhe ksenofobisë”, – nënvizoi Rama.

Rama tha se “e dimë të gjithë që do të na duket një dimër i gjatë, por një e ardhme e ndritur na pret përpara. Ne mundemi e do të marrim masa të përbashkëta e kurajoze për të ndërtuar e rindërtuar më mirë e për të mos humbur të ardhmen”.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.