TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Sot ka ndërruar jetë ish-presidenti i Francës, Valery Giscard d’Estaing.
Presidenti Meta i ka shprehur ngushëllimet popullin francez për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Francës, ndërsa ka shtuar se shteti francez ka humbur një politikan të madh e vizionar.
“Ngushëllimet e mia për popullin francez, që me vdekjen e Valéry Giscard d’Estaing, humbi një politikan të madh, një President vizionar dhe një luftëtar të palodhur, për një Europë të bashkuar!”, ka thënë presidenti Meta. /j.p/r.e/