Fshirja e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës/ Cakaj telefonon Pejčinović: Të rritet ndjeshmëria ndërkombëtare për këtë çështje

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi sot një videotelefonatë me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Europës, Marija Pejčinović Burić. Diskutimi pati në fokus procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Ne presim që trupat përkatëse të Këshillit të Europës ta trajtojnë këtë çështje me vëmendjen e duhur, për të garantuar mbrojtjen e të drejtave themelore të shqiptarëve në Luginë”, u shpreh Cakaj në një regim lidhur me videotelefonatën e zhvilluar.

Më tej, kryediplomati Cakaj thekson se kjo bisedë është vetëm pjesë e një aksioni diplomatik më të gjerë, për të ngritur alarmin e madh e rritur ndjeshmërinë ndërkombëtare për fshirjen e adresave e gjendjen e përgjithshme ekonomike, shoqërore dhe politike të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.