TIRANË, 3 dhjetor/ATSH-Bledi Naska/ Pandemia e shkaktuar nga COVID-19 është një ngjarje botërore pa precedencë dhe me efekte shumë të rëndësishme globale jo vetëm në shëndetin e popullatës, me sëmundshmërinë e konsiderueshme dhe pasojat e saj, por dhe në ekonominë globale, në jetën sociale, politike etj.
Mënyrat e ndjekjes dhe përballimit të ecurisë së pandemisë COVID-19, ku përfshihen shtimi i aktiviteteve testuese, gjurmimi i të infektuarve, mbështetja e punës studimore dhe kërkimore laboratorike për aspektet virologjike dhe imunologjike të infeksionit nga SARS-CoV-2 në popullatën shqiptare.
Trajtimi i sëmundjes COVID-19 në tre nivelet shëndetësore: mjekimi nga mjeku i familjes, shërbimi ambulator në kushtet e shtëpisë dhe ndihma mjekësore e specialaizuar në repartet e veçanta etj.
Masat parandaluese të përhapjes së këtij infeksioni, siç janë: dekujarimi i grumbullimeve të përsonave, ndërgjegjësimi i publikut në media lidhur me përshtatjen e sjelljeve vetjake për të ulur riskun nga infektimi, marrja e masave të rrepta për të siguruar mbajtjen e detyruar të maskave në mjedise të mbyllura dhe të jashtme publike, përshkallëzimi i aktiviteteve inspektuese për respektimin e protokolleve anti-epidemike të funksionimit të shërbimeve të tregëtisë, transportit dhe industrisë etj.
Sulçebe, gjatë trajtimit të pikave të sipërpërmendura, theksoi rëndësinë e masave për përhapjen e infeksionit, duke përmendur se gjatë muajit nëntor dhe dhjetor ka pasur një ekspasion të pandemisë. Për të parandaluar këtë dukuri në përputhje edhe me rekomandimet e raportit mbi rezultatet e forumit shkencor, duhet të gjurmohen edhe kontaktet, që të evidentohen edhe asimptomatikët.