Unaza lindore Këmishtaj-Mertish në Divjakë/ Braçe: Shembull jetik sesi një bashki i përdor tatimet e taksat

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Zv/kryeministri, Erion Braçe publikoi sot disa foto nga ndërtimi i unazës lindore Këmishtaj-Mertish në njësinë Gradishtë, Divjakë.

“Një zgjidhje e re jo vetëm urbane për lagjet lindore të dy fshatrave, por edhe për të larguar mjetet bujqësore nga rruga nacionale që janë bërë shkak për shumë aksidente”, tha Braçe.

“Fjalë e dhënë, fjalë e mbajtur! Siç e shihni po i bëjmë të gjitha, urbanizim, elektrifikim, zgjidhje në funksion të sigurisë së jetës, infrastrukturë për punë!”, u shpreh ai.

“Faleminderit të gjithë banorëve që lëshuan nga territoret e tyre në funksion të rrugës. Shembulli jetik se si bashkëpunohet dhe se si një bashki i përdor tatimet e taksat”, tha Braçe.

“Tani në radhë Sopez, Ferras, Bishtcukas, Dushk Can dhe më e rëndësishmja në punë e sipër, Çermë-Divjakë. Ndryshim prej punës, me vepra, prej nesh, jo prej Shtëpisë së Hajdutëve PD-LSI”, theksoi Braçe. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.