Rezultatet/ Laboratori kombëtar i Fruth-Rubeolës riakreditohet nga WHO Europe

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ Laboratori kombëtar i Fruth-Rubeolës në Institutin e Shëndetit Publik u riakreditua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë zyra rajonale për Europën (WHO Europe) në bazë të rezultateve të arritura.

Lajmi u bë i ditur nga Instituti i Shëndetit Publik, i cili thekson se “faleminderit ekipit të laboratorit që me profesionalizmin e tyre mundësojnë që një nga hallkat e rëndësishme të zinxhirit të kontrollit të këtyre dy sëmundjeve të rrezikshme, ajo e diagnostikimit, të jetë e sigurt”.

Në muajin nëntor edhe Laboratori i Poliomielitit u riakreditua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë zyra rajonale për Europën (WHO Europe) në bazë të rezultateve të arritura në masën 100%. /k.s/j.p/re/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.