Ndikimi i pandemisë në çështjet e Barazisë Gjinore/ Kuvendi, seancë dëgjimore

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH – I. Vata/ Kuvendi do të organizojë seancë dëgjimore me temë “Ndikimi i Pandemisë COVID-19 në Çështjet e Barazisë Gjinore”.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka përkrahur nismën e presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Rik Daems, “Për forcimin e bashkëpunimit mes parlamenteve kombëtare gjatë krizës aktuale COVID-19”.

Qëllimi i kësaj nisme është që të gjitha parlamentet e vendeve anëtare të KiE të organizojnë dëgjesa në komisionet  e përhershme parlamentare kushtuar tematikave të veçanta mbi  ndikimin dhe pasojat e pandemisë COVID-19.

Në këtë kuadër dhe me propozimin e Presidentit Daems, Kuvendi i Shqipërisë më datën 4 dhjetor 2020, ora 11:00, do të organizojë seancën dëgjimore me temë “Ndikimi i Pandemisë COVID-19 në Çështjet e Barazisë Gjinore”. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.