Mick Schumacher garues në F1 në 2021

SAKHIR, 2 dhjetor /ATSH-AFP/ – Gjermani, Mick Schumacher, djali i kampionit shtatë herë të botës, Michael Schumacher, do të garojë si titullar në Formula 1 në 2021 me ekipin Haas, me një kontratë disa vjeçare, njoftoi ekipi amerikan në një komunikatë.

Piloti gjerman 21-vjeçar do të jetë kolegu i pilotit rus Nikita Mazepin.

Për t’u përgatitur, piloti 21-vjeçar do të marrë pjesë në provat e lira 1 të Grand Prix të Abu Dabit më 11 dhjetor dhe në testet e fundit të sezonit në të njëjtën pistë të Yas Marina më 15 dhjetor.

Piloti i grupit të të rinjve të Ferrari-t  dhe të Formule 2, kategoria e ulët, që prej 2019, Mick Schumacher ndodhet në krye të klasifimit të pilotëve një raund nga fundi i sezonit, këtë fundjavë në Bahrein, me 14 pikë përpara dhe 48 maksimumi që duhet të merren ende./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.