KROACI – 3 539 raste të reja dhe 55 vdekje nga COVID-19

ZAGREB, 2 dhjetor /ATSH- AA/ – Kroacia regjistroi sot 3 539 raste të reja dhe 55 viktima në 2 orët e fundit si pasojë e COVID-19, sipas ekipit kombëtar të përgjigjes ndaj pandemisë.

Numri i rasteve aktive është 22 610, duke përfshirë 2 408 pacientë të shtruar në spital, 252 prej të cilëve janë në ventilator.

Që nga 25 shkurt, kur rasti i parë u regjistrua në Kroaci, një total prej 134 881 personash janë infektuar me virusin dhe 1 916 kanë vdekur./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.