ITALI – Di Maio: NATO ka nevojë të forcojë kohezionin

ROMË, 2 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Italia pret që procesi “NATO 2030” do të forcojë kohezionin e Aleancës përballë një konteksti sigurie të karakterizuar nga sfida të vjetra dhe të reja, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio në ministerialin e NATO-s, i zhvilluar me video-konferencë.

Di Maio theksoi qasjen e dyfishtë të parandalimit dhe mbrojtjes, nga njëra anë, dhe e dialogut, nga ana tjetër, duke nënvizuar rolin themelore të çarmatimit, mospërhapjes dhe kontrollit të armëve.

Në qendër të diskutimeve të ministerialit “NATO 2030” të drejtuar nga sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, ishin çështjet e sigurisë dhe stabiliteti në zonën euro-atlantike, fronti jugor i Aleancës dhe situata në Afganistan.

Di Maio bëri thirrje për një koordinim të ngushtë midis aleatëve për praninë në Afganistan, në mënyrë që të ruhen frytet e angazhimit 20-vjeçar ndërkombëtar në vend./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.