FOTO/ Në rrugën Kardhiq-Delvinë është realizuar 90% e punimeve

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Në rrugën Kardhiq-Delvinë aktualisht është realizuar 90% e punës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se, vazhdojnë punimet me ritme të larta, që kjo vepër infrastrukturore të përfundojë brenda afatit të parashikuar në kontratë.

Rruga Kardhiq – Delvinë, një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës ka një gjatësi prej 16 km. Ajo është cilësuar një nga akset me prioritare që shkurton me 3 orë kohë nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit.

Ky është një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës, që siguron lidhjen shumë më shpejtë të Gjirokastrës me bregdetin duke evituar Qafën e Muzinës për të vijuar përmes Nivicës. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.