TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Portieri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Etrit Berisha, është shtruar në spital pas infektimit me COVID-19.
Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi sot se, presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar pasi mësoi lajmin se kapiteni i Kombëtares, Etrit Berisha është shtruar në spital pas infektimit me COVID-19.
Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit i ka uruar shërim sa më të shpejtë portierit kuqezi.
“Uroj shërim të shpejtë për gardianin e portës sonë. Të duam të gjithë Etrit!”, shprehet presidenti Duka. /a.a/r.e/