GJENEVË (Zvicër) – Konferencë shtypi e Organizatës Meteorologjike botërore mbi gjendjen e klimës.
HONG KONG (Kinë) – Rikthimi i masave të distancimit social kundër COVID-19.
TOKIO (Japoni) – Seancë parlamentare e Dietës Kombëtare.
PARIS (Francë) – Emmanuel Macron drejton një konferencë tjetër donatorësh për Libanin përkrah sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
LONDËR (Britani e Madhe) – Vizitë e negociatorit të BE-së, Michel Barnier, për vazhdimin e negociatave post-Brexit.
GJENEVË (Zvicër) – Takim i komitetit kushtetues për Sirinë.
BRUKSEL (Belgjikë) – Takim i ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s.
BRITANI E MADHE – Hiqen disa kufizime të vendosura kundër COVID-19.
BRUKSEL (Belgjikë) – Konferencë shtypi e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, në ditën e dytë të takimit të ministrave të Punëve të Jashtme.
PODGORICË (Mali i Zi) – Parlamenti voton për miratimin e qeverisë së re.
BRUKSEL (Belgjikë) – Takim i ministrave të BE-së.
UASHINGTON (SHBA) – Konferencë virtuale shtypi e Organizatës panamerikane të Shëndetësisë mbi COVID-19.
UASHINGTON (SHBA) – Fjalim i Senatit mbi sigurinë dhe shpërndarjen e vaksinës për COVID-19.
UASHINGTON (SHBA) – Fjalim i presidentit të Bankës Qendrore amerikane (FED), Jerome Powell para një komiteti të Dhomës së Përfaqësuesve.
IZREAL – Vizitë e ministrit të Industrisë së Bahreinit, Zayed ben Rashid Al Zayani./ /ec/