2020-a pa më pak grabitje… bankash!

ROMË, 2 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Numri i grabitjeve të bankave në Itali vazhdon të ulet, sipas sondazhit të kryer nga qendra kërkimore për sigurinë ”Abi” (ASSIF).

Në nëntë muajt e parë të vitit 2020, në fakt, janë kryer 92 grabitje në banka, me një rënie prej 56,4% krahasuar me 211 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

I ashtuquajturi indeks i rrezikut, numri i grabitjeve për 100 degë, gjithashtu ra ndjeshëm nga 1,1 në 0,5.

Trendi pozitiv është gjithashtu rezultat i punës së përbashkët të bankave dhe agjencive të zbatimit të ligjit.

Në fakt, midis 2007 dhe 2019, vjedhjet në sportele u ulën me 92%, nga 3 364 grabitje në 2007 në 272 në vitin 2019./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.