​Hoti kërkon mbikëqyrje rigoroze të zbatimit të masave antiCovid

PRISHTINË, 2 dhjetor/ ATSH/ Paraditen e sotme kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u takua me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica dhe me përfaqësues të inspektoratit të policisë, atij farmaceutik, sanitar dhe inspektoratit shëndetësor.

Pas gjitha analizave të situatës, Hoti kërkoi zbatimin rigoroz të masave për parandalimin dhe menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19.

Ai kërkoi edhe përgatitje intensive dhe koordinim për mbikëqyrje të respektimit të masave anti Covid -19 sidomos gjatë periudhës së festave të fundvitit. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.