TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Shkolla nëntëvjeçare “Ahmetaq” në Vorë, është rindërtuar me kushte dhe standarde më të mira për 200 nxënës.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga punimet e kryera në këtë shkollë, e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Shkolla 9-vjeçare “Ahmetaq” është e rindërtuar me kushte e standardet më të mira, me 9 klasa, 3 laboratorë, palestër e bibliotekë moderne për 200 nxënës.
143 shkolla do të ndërtohen të reja në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Ato do të kenë standarde europiane dhe do ndërtohen në kuadër të programit të rindërtimit me fonde nga buxheti i shtetit dhe donatorët./k.s//a.a/