Urbanizimi i Divjakës drejt përfundimit/ Braçe: Ne i mbajmë premtimet, llafet janë puna e Bashës

TIRANË, 30 nëntor /ATSH – I. Vata/ Zëvendëskryeministri Erion Braçe deklaroi sot se urbanizimi i Divjakës është drejt përfundimit.

Ai tha se rrugët e lagjeve në jug dhe jugperëndim të Divjakës po shtrohen me asfalt dhe do jenë me të gjitha standardet, trotuare, kanalizime dhe ndriçim.

“Lagjet në qendër, jug, jugperëndim të Divjakës, po marrin formë. Shtresa e parë e asfaltit po shtrohet në të gjithë zonën në rindërtim. Me radhë të gjitha proceset deri tek ndriçimi në çdo rrugicë. Ndërkohë unifikimi i avllive po i jep tjetër pamje tani lagjeve të qytetit”, tha ai.

Braçe tha se me urbanizimin e Divjakës u shërbehet njerëzve. “Ne i mbajmë premtimet. Puna vlen, veprat mbeten, llafet janë puna e Lulzim Bashës”, përfundoi ai. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.