Polakët rrisin ndjeshëm blerjen e antidepresivëve për shkak të pandemisë

VARSHAVË, 30 nëntor /ATSH-PAP/ – Këtë vit, farmacitë polake kanë blerë 20,7 milionë pako ilaçesh kundër depresionit deri tani këtë vit, mbi një milion më shumë se sa në 2019, për të përmbushur kërkesën në rritje nga polakët e stresuar, sipas gazetës ”Rzeczpospolita”.

Ajo raportoi se një studim i ”Human Power” tregoi se më shumë se gjysma e punonjësve përdorën pijet alkoolike për t’i ndihmuar ata të merren me stresin, ndërsa 87% qetësuesit.

“Kjo konfirmohet nga të dhënat nga kompania kërkimore ‘Iqvia’, e vënë në dispozicion të ‘Rzeczpospolita”, shkruajti gazeta.

“Sipas një raporti, blerjet e ilaçeve kundër depresionit janë përshpejtuar edhe këtë vit. Nga janari në tetor, farmavitë blenë 20,7 milionë pako të këtyre ilaçeve me recetë, më shumë se 1,1 milionë se sa një vit më parë. Sidoqoftë, kjo është vetëm një pjesë e tregut, pasi polakët gjithashtu marrin një pjesë të madhe të ilaçeve dhe shtesave pa recetë”, shtoi gazeta.

Një analizë nga Fondi Kombëtar i Shëndetit tregon se pas shpërthimit të pandemisë, polakët filluan të blinin në sasi të mëdha substanca për të forcuar imunitetin si dhe ilaçe pa recetë për qëllime qetësimi.

Shëndeti i dobët mendor i polakëve dhe frika e tyre në rritje për të ardhmen, u bë e dukshme edhe nga Treguesi i Ndjesisë Ekonomike, që Komisioni Europian përdor për të matur disponimin e bizneseve, menaxherëve dhe konsumatorëve.

Në nëntor, Polonia ra me 9,5 pikë, një nga rezultatet më të këqija në BE./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.