Duke u ndalur te një pallat me nivel dëmi DS3, kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana u shpreh se ” në këtë pallat jetojnë 16 familje”. “Është pallat me nivel dëmi DS3, janë bërë meremetimet, fasada e jashtme, rregullimet në çdo hyrje. Është bërë përforcimi i pallatit”, tha ai.
Po ashtu Arbana theksoi se “kemi bërë të mundur uljen e depozitave nga kati i 5-të dhe përmbledhjen e tyre në dy depozita qendrore”.
“Ndërkohë është bërë edhe hidroizolimi i taracës. Po bëjmë meremetimin e shkallëve për të bërë edhe lyerjen e komplet pallatit. Në çdo pallat banorët kanë zgjedhur administratorë që po ndjekin punimet”, tha Arbana.
Ndërkohë, paralelisht me punimet për rikonstruksionin e pallateve të dëmtuara, në bashkinë e Shijakut po punohet edhe për infrastrukturën rrugore. /m.m/j.p/r.e/