Kreditimi i ekonomisë u rrit me 20.6 miliardë lekë në tetor 2020

TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ Kreditimi i ekonomisë u rrit në vlerën e 20.6 miliardë lekëve në muajin tetor të këtij viti.

Sipas Bankës së Shqipërisë, krahasuar me muajin shtator të këtij viti, kredia për ekonominë është rritur në terma të lehtë, ndërsa me bazë vjetore (tetor 2019- tetor 2020), huadhënia pësoi një rënie të lehtë me 5%.

Të dhënat tregojnë se, për periudhën 10 mujore të vitit 2020, kredia e re për ekonominë në total shënoi vlerën 187 miliardë lekë.

Me bazë vjetore, kredia vazhdon të qëndrojë në rritje, me rreth 4.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. e.xh//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.